Duro: Vetëm Vllaznia e humbte këtë kampionat, synojmë historinë si Skënderbeu!
Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është shfaqur i lumtur për fitoren kundër Vllaznisë, një skuadër që sipas tij ka gabuar shumë në javët e fundit. Strategu i njohur kërkon që ekipi i kurbinasve pse jo të përsërisë historinë e Skënderbeut me disa tituj radhazi.
“Unë e kam thënë dhe përpara ndeshjes se Kukësi pavarësisht pozicionit ka lojtarë cilësorë dhe fitorja është shume e rëndësishme. Skuadra e meritoi fitoren ishte skuadra më e mirë në fushë. Këtë kampionat mund ta humbte vetëm Vllaznia pasi diferenca ishte me e madhe dhe unë e kuptova Vllazninë, dhe ka gabuar shumë por është ne katërshen për të luftuar për titullin kampion.
Unë nuk kam qene në pozita te barabarta me trajnerët qe janë lart në renditje sepse unë isha me -10 pikë nga tre-katër skuadrat e para dhe ne patjetër do të luftojmë për titullin kampion. Xhixha të dyja ndeshjet si ndaj Partizanit si ndaj Kukësit ka luajtur shumë mirë ka punuar shumë, ka krijuar volum loje.
Unë jam i kënaqur me performancën e Xhixhës, nuk e aktivizova Mazrekajn pasi nuk ishte në formë dhe nuk kishte ndonjë arsye për ta aktivizuar. Skënderbeu bëri histori, kur u shpall për herë të parë e bëri më pas autostradë, shpallja e herës së parë kampion e bëri rrugë por shpresoj që të njëjtën rrugë ta ketë dhe Laçi”, deklaroi Duro.