Dy blerje brenda dy orësh, Juventus transferon një tjetër futbollist të njohur
Juventus nuk di të ndalet në merkato, teksa brenda dy orësh ka mbyllur dy goditje në merkato. Pas konfirmimit të Nico Gonzales nga Fiorentina, tashmë është radha e Franscisco Conceicao.
Djali i ish-lojtarit të njohur do të huazohet të bardhezinjtë për 7 milionë euro, plus 2 bonus nga ekipi i Portos. Portugezi do të udhëtojë në Torino në orët në vijim ku më pas të dielën do të kryejë dhe vizitat mjekësore.
Juventus kërkoi që në kontratë të ishte opsioni i detyrimit të blerjes, por trajneri Villas-Boas e refuzoi këtë mundësi, ndaj dhe lojtari do të duhet të kthehet të Porto në sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

