Dy Nico për Interin, zikaltrit me plane të mëdha për merkaton ë verës
Inter po përgatitet për fazën vendimtare të sezonit 2025/26. Pas eliminimit nga Bodo/Glimt në Champions League, zikaltërit mbeten në garë të plotë për titullin kampion në Serie A dhe janë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndërkohë që fokusi është te objektivat aktualë, drejtuesit po punojnë paralelisht për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, i cili me shumë gjasa do të nisë sërish nën drejtimin e Cristian Chivu. Zërat për një rikthim të mundshëm të Diego Simeone janë mohuar nga presidenti Giuseppe Marotta, duke konfirmuar besimin ndaj trajnerit rumun.
Sipas mediave italiane, Chivu mund të rikthehet te skema 3-4-2-1, me afrime që i përshtaten një loje më dinamike në fazën sulmuese, me profile të ngjashme me atë të Ademola Lookman. Në këtë kuadër, zbulohet edhe një prapaskenë merkatoje: verën e kaluar Interi kishte bërë një sondazh për Nico Williams, por pa kaluar në negociata konkrete.
Një tjetër emër i vlerësuar është Moussa Diaby, i analizuar edhe gjatë merkatos së dimrit, por operacioni nuk u konkretizua. Profili i tij mbetet në radarët zikaltër.
Në listën e dëshirave është edhe Nico Paz, i cili pritet të largohet nga Como 1907 në fund të sezonit për t’u rikthyer te Real Madrid. Megjithatë, konkurrenca në “Santiago Bernabeu” është e fortë dhe Interi mund të përpiqet të përfitojë nga kjo situatë, duke i ofruar mesfushorit një projekt ku ai të ketë rol qendror.
KOHA JONË SONDAZH

