Dy raste me Covid-19 te Juventusi, skuadra futet në izolim
Konfirmohen dy raste pozitive me Covid-19 te Juventusit, por bëhet fjalë për dy anëtare të stafit. Klubi bardhezi doli me një njoftim për shtyp në faqen e internetit për të sqaruar situatën.
“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, dy anëtarë të stafit ishin pozitivë me Covid 19 .Ata nuk janë as futbollistë, as anëtarë të stafit teknik ose mjekësor, megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe protokollin, i gjithë grupi i ekipit hyn nga ky moment në izolim.
Kjo procedurë do të lejojë të gjithë pjesëtarët që dalin negativ të kryejnë stërvitje të rregullta dhe aktivitete të tjera, por nuk do të kenë kontakte të jashtme”, shkruan klubi torinez.
Në këtë mënyrë Juventus do të vendosë të gjithë ekipin në izolim për të shmangur kontaktet me jashtë, teksa kujtojmë se është një nga ekipet e pakta që ka infrastrukturën për t’u garantuar futbollistëve gjithçka brenda një qendre stërvitore. /R.Lika-Koha Jone/