Dy vite nga droni “Autochtonus” në Beograd (VIDEO)
Dy vite më parë ishte vetëm 14 tetor dhe Shqipëria shkonte të luante në Beograd, kundër Serbisë. Tensioni pritej, por kurrsesi ajo që ndodhi dhe çfarë do të sillte pas një DRON. Arena e futbolli shqiptar dhe aij boteror do te përjetonte një nga ngjarjet me te mëdha qe tashme ka ngelur ne analet e historisë.
Ne 14 tetorin e para dy viteve ne ndeshjen e shekullit Serbi – Shqipëri, kjo dhe per shkak te faktorit historik dhe politik, por edhe si përballje e nje rrezikshmërie tepër te larte, fatet e futbollit shqiptar do te ndryshonin njëherë e përgjithmonë. Do të prodhonte gjithcka ajo ndeshje, ajo natë në Beograd, ajo mbrëmje e cila la futbollin e fushës në plan të dytë dhe pa që në qiell një DRON të ndryshonte të gjithë rrjedhën e historisë në grup, fatin shqiptar për të marrë pas 9 muajsh atë ndeshje në Drejtësi, por edhe fenomenin që u shfaq mbi stadium. Nje ndeshje e ndërprere ne minutën e 41 e qe nuk përfundoi kurrë, qe futi gati ne përleshje futbollistet dhe drejtuesit e dy skuadrave nen ulërimat raciste te vendasve për shkak te një droni te lëshuar nga Ballist Morina, qe brenda kishte elemente te figurave kombëtare shqiptare.
Dhe pikërisht sot kanë kaluar 2 vjet nga ajo natë që mbeti në histori dhe që qarkulloi dhe bëri xhiron e botës mediatike dhe jo vetëm.
Para dronit, memoria prek ndeshjen e cila nisi me incidente që kur në fushë u këndua himni shqiptar që u fërshëllye nga tifozët e shumtë serbë në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Më pas vijoi me hedhjen në fushë të sendeve të forta dhe fishekzjarrëve. Në minutën e 42-te ndeshja është ndërprerë pasi në stadium u hodh një flamur me fotografi të Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Ai po valëvitej mbi stadiumin e Beogradit i montuar nga një pajisje elektronike fluturuese (dron).
Valëvitja e komanduar e flamurit irritoi tifozët serbë, por edhe disa prej lojtarëve të ekipit vendas. Lojtari serb Mitroviç ke pati rrëmbyer flamurin shqiptar, ndërsa lojtarët Andi Lila dhe Taulant Xhaka kishin ndërhyrë. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej. Tifozët serbë kishin arritur ta çajnë rrethimin në stadium dhe një numër i madh i tyre kanë hyrë në fushën e gjelbër. Përgjegjësinë për hedhjen e dronit me flamurin shqiptar dhe me dy figurat kombëtare shqiptare e mori përsipër një person nga Kukësi i quajtur Ismajl Morina, që më shumë njihet me nofkën Ballisti. Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, Komisioni i Disiplinës në UEFA dënoi Shqipërinë me humbje ndaj Serbisë me rezultatin 0-3 në tavolinë. Por pas ankesës na gjykatën e arbitrazhit sportiv, tre pikët iu dhanë kombëtares shqiptare.
Ndoshta pa ate dron, dhe pa Ballist Morinen, Shqipëria nuk do te ishte e kualifikuar direkt ne evropian, ndoshta do te merrte, por edhe nuk do te merrte pjese ne fazën e play-off-it. Nje pervjetor qe do te mbahet mend gjate, duke u kthyer ne nje tradite memorieje te nje gjurme historike. ”
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6iMz28pqTeA” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

