Dybala drejt transferimit në Arabinë Saudite, do të përfitojë një pagë të majme

Paulo Dybala potundohet nga milionat në Arabinë Saudite. Lajmet e fundit tregojnë se argjentinasi është bindur dhe ka pranuar ofertën e Al Kadsia.

Klubi nga Lindja e Mesme do t’i paguajë 12 milionë euro Romës që kërkon ta largojë futbollistin dhe për shkak të pagës së lartë që ai ka. Dybala pritet të firmosë një kontratë deri në qershor të vitit 2027, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.

Të dyja palët janë optimiste se marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt. Sezonin e kaluar, Dybala u aktivizua në 39 ndeshje në total me fanellën e Romës, shënoi 16 gola dhe dhuroi 10 asist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?