Dybala është një enigmë, numrat që e “ndëshkojnë” argjentinasin
Paulo Dybala është një nga futbollistët më të dashur të tifozëve bardhezi, por që kur ka ardhur te Juventusi në vitin 2015, po kalon momentin më të vështirë. Morata e ka nisur në mënyrë fantastike, Ronaldo shënon në vazhdimësi, ndërkohë që argjentinasi po kalon një moment të vështirë.
Ky duhet të ishte viti i Dybala-s, por dëmtimet dhe Covidi, kanë ndryshuar gjithçka. Deri më tani ka shënuar vetëm dy gola këtë sezon, duke qenë shpesh herë jashtë planeve të Pirlos.
Bardhezinjtë shënojnë një gol çdo 35 minuta, ndërkohë që me të në fushë shënojnë një herë në 64 minuta. Ka disa versione për formën e Dybala-s, teksa një ndër problematikat është edhe skema, që duket se nuk po i përshtatet lojës së tij. Rinovimi duket se nuk do të jetë problem, por për momentin tratativa është e bllokuar. Nuk përjashtohet as mundësi që në fund të sezonit të largohet nëse gjërat do të vijojnë në këtë rrjedhë. /R.Lika-Koha Jone/