Dybala, flet e fejuara: Nuk është pozitiv, po presim testimet!

Oriana Sabatini, partnerja e Paulo Dybala-s foli në mikrofonat “Canale 9 Argjentina”, duke mohuar lajmet e qarkulluara në orët e fundit.

“Paulo duhet të bëjë testet e fundit dhe të shohë se cila është përgjigjja. Pa dyshim që nuk e dimë nga doli ky lajm, por ne nuk duam të komentojmë shumë.

Ashtu siç folëm për pozitivitetin tonë, me qetësi do të tregojmë edhe negativitetin ndaj Covid-19. Testi im doli negativ. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt, nuk duam të flasim. Edhe mediat duhet t’i publikojnë lajmet në kësi rastesh vetëm pasi të kenë informacion të sigurt. Jemi në pritje”, dekaroi Oriana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dybala për momentin është ende i izoluar në Torino, në shoqërinë e të fejuarës së tij, Oriana, një modele e njohur argjentinase.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?