Dybala: Isha pranë largimit në verë nga Juvja, ja përse qëndrova

Paulo Dybala në versionin 2019-2020, është një nga më të mirët që kemi parë me fanellën bardhezi, por në verë largimi i tij nga Torino ka qenë shumë pranë. Për fatin e Juventusit, “La Joya” u kthye shumë shpejt në një nga kolonat e skuadrës së Sarrit.

“Isha pranë largimit në verën e kaluar. E dija që isha në mendimet e klubit ndaj dhe prita deri në minutën e fundit. Tani jam këtu, dhe jam i lumtur, Ardhja e Sarrit më ka ndihmuar shumë për të qëndruar”, ka thënë Dybala për “The Guardian”.

Argjentinasi ka një kontratë deri në verën e vitit 2022, por rinovimi ende nuk është i qartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam edhe dy vite kontratë, nuk janë shumë, por as pak. Do të shohim se çfarë planesh ka Juventusit, nëse duan që të më mbajnë apo jo. Vendimi është i tyre. Vështirë që ta them tani, gjërat ndryshojnë me shpejtësi”, deklaroi ylli i bardhezinjve. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?