Dybala: Jam sqaruar me Messin, Ronaldos i kam thënë se e urrejnë …
Paulo Dybala ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen e Federatës Argjentinase të Futbollit. Në lidhje me marrëdhënien me Cristiano Ronaldo-n, ish-sulmuesi i Palermo-s ka thënë:
“I kam thënë se në Argjentinë e urrejnë pak të gjithë. Si për mënyrën si ecën, ashtu edhe për atë që përfaqëson. E vërteta është se kam njohur një person ndryshe. E dini si më është përgjigjur? E di se të gjithë më urrejnë, jam mësuar me këtë.
Marrëdhënia me Messin? Kam folur me Messin, sepse të dy jemi shumë të ngjashëm në mënyrë taktike. Edhe me trajnerin Scaloni kemi punuar në mënyrë që të mos përplasemi në fushë.