Dybala ndodhej në Rusi me Juven, hajdutët i vjedhin shtëpinë

Vjedhja e shtëpive të futbollistëve në Itali është kthyer në një fenomen shqetësues. Këtë herë, radhën e kishte shtëpia e futbollistit të Juventusit, Paulo Dybala të ishte në shënjestrën e një grupi grabitësish.

Sulmuesi argjentinas ndodhej në Rusi me ekipin për transfertën e Juventus nga Zenit dhe për këtë arsye hajdutët kishin gjetur momentin e duhur për të hyrë të pashqetësuar në shtëpi.

Mediat italiane shkruajnë se argjentinasit i është marrë një koleksion i shtrenjtë orësh nga shtëpia e sulmuesit bardhezi, por hetimet vijojnë për të parë nëse është vjedhur diçka tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia u njoftua nga banorët e zonës për grabitjen, por ajo mbërriti në vendngjarje me vonesë, pa mundur që të kapë autorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?