Dybala: Nuk jam në 100% të formës, por jam gati që të argëtohem!

Dybala e ka harruar periudhën e pandemisë, teksa tashmë është gati për rifillimin e sezonit në Seria A. Të premten në mbrëmje, do të luajë ndaj Milanit, teksa argjentinasi e ndjen veten gati për të dhënë kontributin e tij në fushë.

“Tani ndihem shumë më mirë. Nuk jam ende në 100% të formës, por jam mjaft mirë. Kemi filluar përsëri të stërvitemi, futbolli po kthehet dhe së shpejti do të bëjmë atë që duam më shumë. Shpresoj që të mund të argëtohemi ne dhe tifozët.

Mendoj se do të jetë e dobishme, sepse do të kemi shumë ndeshje të njëpasnjëshme futbolli dhe njerëz si ne, që e duan këtë sport të mrekullueshëm. Njerëzit do të kenë mundësinë të shohin ndeshje të ndryshme çdo ditë”, deklaroi “La Joya”.

Dybala rezultoi pozitiv me koronavirus më 21 mars së bashku me të dashurën e tij Oriana dhe pas 46 ditësh izolimi në shtëpinë e tij arriti që të fitonte betejën me Covid-19.

SHKARKO APP