Dybala qetëson tifozët: Nuk jam me koronavirus, jam në izolim
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka mohuar thashethemet, të cilat filluan nga Venezuela, duke pretenduar se ai ka dalë pozitiv ndaj Covid-19 . Thashethemet në shtyp ishin mohuar kategorikisht edhe nga klubi Juventus.
Argjentinasi shkroi në rrjetet sociale për t’i qetësuar të gjithë: “Përshëndetje të gjithëve, vetëm për të konfirmuar që jam mirë dhe në izolim vullnetar. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shpresoj të jeni mirë”.
Mbrojtësi Daniele Rugani doli pozitiv ndaj Covid-19 dy ditë më parë duke bërë që e gjitha skuadra bardhezi dhe stafi të vetëizoloheshin, duke përfshirë madje dhe presidentin Agnelli. /R.Lika-Koha Jone/