Dybala refuzon kalimin në Arabi, do të qëndrojë te Roma

Paulo Dybala do të qëndrojë te Roma. Sulmuesi argjentinas dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën verdhekuqe në Serie A, edhe pse duhet të luftojë për vend titullari, pasi trajneri Daniele De Rossi afroi këtë verë Soule për atë pozicion.

Mediet italiane raportojnë se Dybala refuzoi ofertën nga Arabia Saudite, më saktë nga klubi i Al-Qadsiah, që i ofroi kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, për të qenë pjesë e Roma-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?