Dybala rikthehet në stërvitje me grupin, Pirlo tani ka më shumë dilema në sulm

Paulo Dybala ka lënë pas dëmtimin muskulor dhe më në fund ia ka dalë të kryejë seancën e plotë stërvitore me grupin paraditen e sotme, duke hedhur kështu kandidaturën për të qenë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Romës të dielën në mbrëmje në “Olimpico”.

Numri 10 i bardhezinjve u dëmtua në javët e fundit të kampionatit dhe Sarri provoi ta aktivizojë në ndeshjen ndaj Lyonit, ky argjentinasi luajti vetëm pak minuta dhe u dorëzua, ndërsa tani është rikuperuar qetësisht dhe është gati të japë kontributin e tij.

Pirlo nuk do të nxitohet me Dybalën dhe me shumë mundësi nuk do ta hedhë në fushë nga minuta e parë kundër Romës. Pirlo tashmë do të ketë më shumë zgjedhje pas afrimit edhe të Moratës. Dybala dhe Kulusevski me shumë mundësi do të luftojnë për një vend titullari, ndërkohë që Ramsey vështirë se mund të hiqet nga formacioni pas super ndeshjes ndaj Sampdorias.

 

SHKARKO APP