Dybala-s i rikthehet buzëqeshja, merr lajmin e mirë nga familja e tij

Paulo Dybala ishte një prej futbollistëve të Juventusit, i infektuar nga koronavirusi, bashkë me të fejuarën e tij, por numri 10 i bardhezinjve ka marrë sot një lajm pozitiv.

Familjarët e tij në Argjentinë i janë nënshtruar testit dhe kanë rezultuar negativë, ndërsa vetë sulmuesi ka konfirmuar se ndihet i çliruar që të paktën ata nuk janë prekur nga Covid-19.

I pari që rezultoi pozitiv në klubin e Juventusit ishte mbrojtësi Daniele Rugani, ndërsa pas tij edhe sulmuesi Dybala, i cili pak ditë më parë deklaroi se në fillim kishte vështirësi në frymëmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?