Dybala: Vendosmëria e Romës ishte vendimtare që erdha këtu
Paulo Dybala ka folur për herë të parë si futbollist i Romës teksa ka firmosur kontratën me klubin verdhekuq. Sulmuesi argjentinas vlerësoi strategun Jose Mourinho, që e shtyu të zgjidhte ekipin kryeqytetas.
“Ditët që më shtynë të nënshkruaja këtë kontratë ishin të mbushura me shumë emocione. Shpejtësia dhe vendosmëria me të cilën Roma tregoi se sa shumë më donte, bëri diferencën.
Bëhem pjesë e një ekipi në rritje, një klub që kërkon të vendos themele të forta për të ardhmen dhe me trajner si Jose Mourinho, me të cilin do të jetë një privilegj që ta punoj. Si kundërshtar e kam admiruar gjithmonë atmosferën e krijuar nga tifozët e Romës, tani mezi pres t’i përshëndes me këtë fanellë”, tha Dybala /R.Lika-Koha Jonë/