Dybala: Verën e kaluar Juvja nuk besonte te unë, tani pres rinovimin

Nga personazh në merkato, në personazh në fushë. Paulo Dybala i ka bindur të gjithë për vlerat e tij gjatë këtij sezoni duke qenë vendimtar në momentet kur skuadra e Juventusit kishte më shumë nevojë.  Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, sulmuesi argjentinas zbulon se vitin e kaluar ishte gati të largohej dhe se kishte pasur oferta nga klube të ndryshme italiane e europiane, por pranoi se Sarri kishte luajtur një rol të rëndësishëm në rigjetjen e formës.

“Verën e kaluar te Juventus nuk donin të besonin më te unë, sepse vija pas një sezoni të vështirë dhe më kishin bërë të qartë se donin të më shisnin. Ofertat nuk munguan, nga klube të shumta si PSG, Manchester United dhe Tottenham, por unë ua bëra të qartë të gjithëve që dëshira ime ishte të qëndroja në Torino. Më pas u mbyll merkatoja dhe me Sarrin punova shumë që të rigjej formën më të mirë.

Kam edhe një vit e gjysmë kontratë me Juventusin, por deri tani nuk më ka ardhur asnjë ofertë për rinovimin e bashkëpunimit. Unë ndihem mjaft mirë këtu dhe rrethohem nja njerëz që i dua e më duan, ndaj do të isha i lumtur të qëndroja. Ndoshta gjithçka ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, por jam i sigurt që do të vijë edhe oferta për rinovimin e kontratës”, u shpreh Dybala.

 

SHKARKO APP