Dybala zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Romës, ja statistika e frikshme

Paulo Dybala po kalon fantastik në këtë fazë të sezonit te skuadra e Juventusit. Sulmuesi argjentinas ishte protagonist edhe në suksesin e fundit të bardhezinjve 2-1 ndaj Romës, duke treguar se është në një gjendje perfekte psiko-fizike. “La Joya” fitoi penalltinë në golin e dytë që u transformua në gol nga Ronaldo, por ka një statistikë shumë domethënëse. Dybala arriti që të fitonte 100 për qind të dueleve, duke mos humbur asnjë top në “Olimpico”.

Edhe pse u zëvendësua në pjesën e dytë nga trajneri Sarri, i cili mesa duket këtë herë nuk e lexoi si duhet ndeshjen. Argjentinasi këtë sezon në 24 ndeshje ka shënuar 9 gola, duke treguar një rritje të madhe krahasuar me sezonin e kaluar kur kishte vështirësi në lojën e Allegrit.

24-vjeçari e ka shfrytëzuar më së miri afrimin e Sarrit, duke refuzuar largimin në verë dhe më pas e fitoi vendin e titulluarit në fushë vetëm në saj të lojës shumë të mirë të treguar në vazhdimësi. Dyshja me Ronaldon po funksionin në mënyrë perfekte, ashtu si edhe trinomi me Higuain. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP