Dyshimet mbi gjininë e sportistes braziliane, Federata: Nuk kemi informcion për të ndarë me ju

Për pezullimin e volejbollistes braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira nga Federata Shqiptare e Volejbollit, kjo e fundit pas publikimit të lajmit ka reaguar me një komunikatë për shtyp.

Njoftimi i plotë

Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të sqarojë se aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të ndarë në këtë moment.

Swiss Digital Desktop Reklama

FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për çdo zhvillim të mëtejshëm, publiku dhe media do të informohen përmes kanaleve zyrtare të FSHV-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?