Dyshohet se lojtarët e Arsenalit janë prekur nga koronavirusi, shtyhet ndeshja ndaj City-it
Koronavirusi do të ndikojë edhe ecurinë e kampionatit anglez, pasi sot është vendosur shtyrja e ndeshjes mes Manchester City-t dhe Arsenalit, sfidë kjo e prapambetur, që ishte vendosur të luhej pikërisht mbrëmjen e sotme.
Vendimi është marrë nga një këshill mjekësh, menjëherë pasi doli lajmi se presidenti i skuadrës greke të Olympiacos rezultoi pozitiv ndaj virusit që ka vënë në alarm botën mbarë dhe po vë në rrezik serioz ecurinë e garave të futbollit në Europë.
Pjesëtarë të stafit të Arsenalit kanë qenë në kontakt me presidentin grek të Oympiacos, Vangelis Marinakis, pasi të dy skuadrat u përballen për Europa Leaguen në javën e fundit të shkurtit, ndaj është vendosur që të shmanget rreziku dhe futbollistë, trajnerë e drejtues të Arsenalit t’i nënshtrohen testit.