Dyta e dytë e Kupës së Botës/ Anglia e ka të lehtë në letër, Holanda sfidë vendimtare ndaj Senegalit
Dita e dytë e Kupës së Botës në Katar sjell ndeshje fantastike, të cilat pritet të dhurojnë dhe më shumë emocione se dje. Anglia do të luajë në orën 14:00 përballë Iranit. Skuadra e Southgate nuk pritet të ketë probleme duke marrë në konsideratë yjet e shumtë që ka në skuadër. Një gabim i mundshëm mund të ishte fatal.
Me më shumë rivalitet pritet të jetë ndeshja e orës 17:00 mes Senegalit dhe Holandës. Pas provës shumë të mirë të Ekuadorit, në grupin A, kjo përballje mund të vendosë shumë. Tulipanët nuk pritet ta kenë aspak të thjeshtë ndaj Senegalit, edhe pse kujtojmë se këta të fundit nuk do të kenë në dispozicion yllin e tyre, Sadio Mane.
Në mbrëmje vjen ndeshja mes Amerikës dhe Uellsit. Një duel që në dukje ka si favorit skuadrën europiane. Gareth Bale në intervistën e djeshme ka premtuar se do të jetë protagonist në këtë Kupë Bote. Gjithçka pritet ta vërtetojë në fushën e lojës. /R.Lika-Koha Jonë/
Kujdes: Orari sipas orës në Katar (+2 orë para nesh)