E ardhmja e Armando Cungut është Vllaznia
“E ardhmja e Armando Cungut është Vllaznia deri në ditën e fundit të kontratës, e më pas do të vendos për më gjatë”.
Kështu shprehet tekniku Shkodran, duke hedhur poshtë shkrimet e të përditshmeve se ai do të jetë sezonin e ri trajner i Partizanit, pasi marrëveshja tashmë është kryer. Cungu thotë se primare për të mbetet Vllaznia, për të punuar me përkushtim deri ne ndeshjen e fundit të këtij sezoni, por që dëshira ja do të jetë për më gjatë tek skuadra e tij e zemres.
Fitorja me Tiranën ka kthyer qetësinë në ekip dhe tashmë stërvitja është përqëndruar tek sfida e radhës, ajo përballë Kukësit. Edhe në këtë ndeshje kuqeblutë kërkojnë fitoren, për të kapur pse jo kupat e Europës.
Të dielen Shkodranët udhëtojnë drejt Kukësit, ku luhet në “Zeqir Ymeri” përballë vendasve.
KOHA JONË SONDAZH

