E ardhmja e Rejës? Duka: Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë

Nga Frankfurti ku u hodh shorti për kualifikueset e Europianit 2024, ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për kreun e futbollit, kuqezinjtë kanë shanse reale dhe mund të jenë pjesë e Euro 2024. Në fund një koment edhe për të ardhmen e trajnerit Edi Reja që i skadon kontrata këtë nëntor me kuqezinjtë.

“Jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën.

Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje”.

SHKARKO APP