E bujshme/ Dy futbollistë shqiptarë drejt Lazios

Tregu shqiptar është kthyer në të preferuarit për Lazion. Gjatë drejtimit të ish bomberit të kombëtares sonë, Igli Tare, ekipi kryeqytetas ka parë shpesh në përbërje lojtarë kuqezi.

Lorik Cana dhe Etrit Berisha janë lojtarët që kanë veshur së fundmi këtë fanellë, ndërkohë që aktualisht, të tjerë futbollistë shqiptarë aktivizohet me të kaltërit. Thomas Strakosha është njëri prej tyre, i cili së bashku me Valon Berishën dhe Riza Durmisi bëjnë pjesë e ekipit të parë.

Ndërkohë, merkato e verës pritet të shtojë koloninë kuqezi në këtë ekip. Sipas asaj që shkruan “LaLazioSiamoNoi.it”, Tare ka shënjestruar dy lojtarët shqiptarë, Marash Kumbulla, Amir Rrahmani. Dyshja e lojtarëve po shkëlqen në radhët e Hellas Verona këtë sezon dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të tjera. Gjithsesi, interesi i të kaltërve pritet të bëj diferencën.

SHKARKO APP