E BUJSHME/ Gjykata vendos në Francë, asnjë ekip nuk bie nga Kategoria

Këshilli Francez i Shtetit ka refuzuar kërkesën për rishikimin e vendimit për pezullimin përfundimtar të sezonit të futbollit 2019/2020 pas padive të bëra nga Lyon, Amiens dhe Toulouse.

Ligue 1 nuk do të rifillojë. Por ka një kthesë të papritur, pasi gjykatësi ka vendosur që të bllokohen rënia nga kategoria e Amiens dhe Toulouse, duke udhëzuar LFP dhe FFF (Lidhja e Futbollit dhe Federata Franceze) që të marrin në konsideratë një rishikim të formatit për sezonin 2020/2021 .

Nuk përjashtohet mundësia që kampionati francez të jetë me 22 skuadra në sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP