E BUJSHME/ Interi blen super mbrojtësin nga Reali për 40 milionë euro

Achraf Hakimi mund të quhet futbollisti më i ri i Interit. Lëvizja befasuese është zbuluar vetëm para pak minutash nga “Sky Sport, që njofton se zikaltërit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën e Real Madrid.

“Los Blancos” do të përfitojnë 40 milionë euro nga shitja e marokenit, i cili ka qëndruar në formë huazimi për dy sezone te skuadra e Borussia Dortmund.

Në këtë mënyrë, Interi bën një goditje të madhe në krahët e mbrojtjes, atje ku Conte ka qenë shumë i pakënaqur gjatë këtij sezoni, si me Asamoah, apo edhe me D’Ambrosion. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?