E BUJSHME/ Juventus nis negociatat për të bllokuar mbrojtësin e kombëtares sonë

Juventus vijon me strategjinë për të bllokuar talentet më të spikatur në Seria A dhe më pas për t’u përqendruar te goditjet e një niveli të lart. Drejtuesit bardhezi kërkojnë që të jenë vigjilent te lojtarët që spikasin në moshë të re, teksa po ndjekin për momentin disa emra si Tonalo, Kulusevski dhe një sërë talentesh të tjerë, teksa mes tyre është edhe Marash Kumbulla.

 

Mediat italiane raportojnë se kjo nuk është një ide e re për kampionat e Italisë, pasi donin që ta merrnin që në verën e këtij viti. Hellas Verona vendosi që ta mbante duke e integruar në skuadrën e parë. Mbrojtësi i kombëtares sonë po kalon një moment fantastik, duke qenë një nga të rinjtë më të spikatur të kampionatit, pasi luan titullar në çdo ndeshje në qendër nga trajneri Juric.

Një mbrojtës me një strukturë fizike shumë të mirë, i shpejt dhe që e njeh mjaft mirë ritmin e ndeshjes. Juventus kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Verona-n për të bllokuar kartonin e ti dhe më pas për ta marrë njëlloj siç ka vepruar këtë sezon me mbrojtësin e Genoas, Romero. Ofertat nuk janë zbuluar nga mediat italiane, por bëhet fjalë për disa milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP