E BUJSHME/ Milani kërkon Gjimshitin, Maldini nis kontaktet me Atalantën
Milani është në kërkim të një mbrojtësi për të blinduar repartin e prapavijës. Emrat më të përfolur në ditët e fundit kanë qenë ato të Tomiyasu dhe Nastastic, por Paolo Maldini po sheh edhe për profile të tjerë futbollistësh.
Sipas asaj që raporton, “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë hedhur vështrimin edhe nga Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me bergamaskët, duke bërë paraqitje fantastike. Milani nuk është skuadra e vetme që ka shfaqur interes konkret, pasi në garë është edhe Ajaxi.
Mbetet të shihet edhe reagimi i trajnerit Gasperini, i cili vështirë se do ta lërë që të largohet një nga mbrojtësit e padiskutueshëm në formacionin e tij. /R.Lika-Koha Jone/