E BUJSHME/ Napoli kërkon mbrojtësin e Kombëtares sonë

Napoli po mendon jo vetëm për merkato e janarit, por edhe për të ardhmen. Sipas sajtit pranë të kaltërve “calcionapoli24”, skuadra e Sarrit po monitoron dy futbollistë të skuadrës së Empolit.

Ekipi i Seria B ka qenë gjithmonë një skuadër që i ka shërbyer Napolit duke i dhënë disa prej talenteve. Një prej tyre është edhe Elseid Hysaj kaloi në gusht të vitit 2015, nga Empoli te Napoli për 4.5 milionë euro. Federik Veseli po shkëlqen këtë sezon te Empoli, duke përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës që udhëheq për momentin Serinë A.

Eksperienca e fituar në vitet e fundit në Itali dhe ndeshjet e mira me kombëtaren tonë i kanë bindur drejtuesit napolitan. Avantazhi i Veselit është se është i aftë për të mbuluar shumë role, dhe atë të mbrojtësit qendror. Për momentin bëhet fjalë vetëm për sondazhet e para, por në muajt e ardhshëm, ai së bashku me Miha Zajç, mund të transferohen te skuadra e Napolit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?