E BUJSHME/ Ndeshja e Championsit Leipzig-Liverpool është në rrezik

Ndeshja e fazës së 1/8-ve në Champions League mes Leipzig de Liverpoolit është në rrezik për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria angleze për shkak të variantit të ri të Covidit. Fluturimet nga Anglia janë pezulluar në Gjermani deri më 17 shkurt, ndërkohë që ndeshja në Gjermani me skuadrën e Jurgen Klopp është programuar në datën 16.

Mund të shqyrtohet edhe ideja për ta luajtur ndeshjen në një fushë asnjanëse. Më në rrezik duket sfida e Europa League, e programuar në Lisbonë më 18 shkurt, mes Benficës dhe Arsenalit, teksa qeveria angleze ka pezulluar fluturimet me Portugalinë.

Futbollistët e Arsenalit në rast se do të udhëtojnë, kur të kthehen duhet të kalojnë disa ditë në karantinë. Ndryshe paraqitet situata te Leipzig, teksa futbollistët mund të kthehen normalisht në rast se do të kenë një PCR me përgjigje negative. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP