E bujshme nga Spanja/ Klopp ka arritur akordin me Real Madridin

E ardhmja e pankinës së Real Madrid mund të marrë një kthesë të rëndësishme në fund të sezonit. Sipas raportimeve nga Defensa Central, drejtuesit madrilenë kanë arritur një marrëveshje paraprake me Jurgen Klopp për të marrë drejtimin e skuadrës.

Burimet bëjnë me dije se palët janë dakordësuar për aspektet financiare, përfshirë pagën dhe bonuset, por tekniku gjerman ka vendosur dy kushte thelbësore për të pranuar zyrtarisht detyrën.

Kushti i parë lidhet me autonominë e plotë në drejtimin e ekipit. Klopp kërkon kompetenca të gjera, të ngjashme me ato që ka pasur te Borussia Dortmund dhe Liverpool, duke përfshirë kontrollin mbi merkaton dhe strukturën teknike të klubit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kërkesa e dytë fokusohet te përforcimet. Trajneri ka kërkuar afrimin e dy mbrojtësve dhe dy mesfushorëve të nivelit të lartë, ndërsa si “goditja e madhe” synon transferimin e Erling Haaland për të forcuar repartin ofensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse këto kushte plotësohen, Klopp pritet të nisë një projekt të ri ambicioz në “Santiago Bernabéu”, me objektivin për ta rikthyer Real Madridin në dominimin absolut në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?