E bujshme nga Spanja, Reali nxjerr në shitje yllin e skuadrës

Sipas raportimeve të fundit nga Sport Bild, në kampin e Real Madridit po përgatitet një lëvizje e bujshme. Klubi madrilen ka vendosur që në verën e vitit 2026 të nxjerrë në shitje Vinicius Júnior, një nga yjet më të mëdhenj të skuadrës. Vendimi ka ardhur pas tensioneve të fundit mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit Xabi Alonso, që kulmuan gjatë “El Clásico”-s kundër Barcelonës.

Gjithçka nisi në momentin kur Alonso e zëvendësoi Viniciusin gjatë ndeshjes, një vendim që shkaktoi reagim të ashpër nga lojtari. Klubi kërkoi që ai të bënte falje publike, gjë që braziliani e bëri, si edhe kërkoi ndjesë brenda dhomave të zhveshjes.

Por situata u përkeqësua menjëherë më pas, pasi në të njëjtën ditë “The Athletic” publikoi një artikull ku disa lojtarë anonimë kritikonin metodat e Alonso-s, duke thënë se “ai mendon se është Pep Guardiola, por për momentin është vetëm Xabi”. Sipas burimeve të Real Madrid, rrjedhja e këtyre informacionave dyshohet se ka ardhur nga rrethi i afërt i Viniciusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Florentino Pérez, megjithëse një prej mbështetësve më të mëdhenj të Viniciusit që prej transferimit të tij nga Brazili, ka konsideruar këtë incident si kapërcim të vijës së kuqe. Për të, asnjë lojtar, pavarësisht talentit apo ndikimit, nuk mund të jetë më i rëndësishëm se klubi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky zhvillim mund të sjellë një nga transferimet më të bujshme të dekadës, me shumë gjasa që emra të mëdhenj si Manchester City, PSG apo Chelsea të ndjekin me interes situatën e Vinicius Júnior në “Santiago Bernabéu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?