E bujshme nga Turqia/ Fenerbahce arrin akordin me Zidane

Fenerbahçe është pranë një marrëveshjeje të madhe me Zinedine Zidane, i cili pritet të zëvendësojë Jose Mourinhon në stolin e skuadrës turke.

Mediat raportojnë se legjenda franceze ka dhënë një përgjigje pozitive në parim për të marrë drejtimin e klubit nga Stambolli, ndërsa aktualisht po zhvillohen negociatat mbi pagën dhe kushtet e kontratës. Nëse bisedimet finalizohen me sukses, Zidane pritet të udhëtojë së shpejti drejt Turqisë për të firmosur dhe nisur detyrën e re.

Kujtojmë se më 29 gusht, Fenerbahçe u nda me Mourinhon pas eliminimit nga Benfica në kualifikueset e Champions League, duke lënë të lirë stolin që tani mund të merret nga një nga trajnerët më të suksesshëm të futbollit modern.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?