Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nis hetimi për ndeshjen Bylis-Tirana, bardheblutë rrezikojnë shumë

Sporti
E martë, 7 Korrik 2020 09:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të forta për ndërhyrje dhe tolerime për shkak përfitimi në baste dhe gjithçka shkon drejt edhe një konfirmimi zyrtar. Burime për Top Channel thonë se komisioni i Etikës pranë FSHF-s ka gati një dosje voluminoze me analiza ekspertësh që vërtetojnë sjellje të çuditshme të lojtarëve në fushë. Për të evituar ndërhyrjet dhe për të patur gjithçka më të specializuar për hetime të tilla, FSHF ka kontaktuar ekspert video-analizues të huaj, që janë dhe me profesion trajner futbolli, të cilët kanë analizuar këtë ndeshje. Performacën e lojtarëve, ndryshimin e saj nga pjesa e parë në të dytën, pozicionet e ndryshuara në formacion dhe gjithçka të karakterit teknik që dyshohet në këtë takim.

Një formë e tillë hetimi ka kryqëzuar edhe skuadrën e Skënderbeut në hetimin që ka patur në UEFA, nga ku ka marrë një dënim 10-vjecar vetëm në bazë dyshimesh. Gjithashtu burimet konfirmojnë se për skuadrën e Tiranës ka edhe një raport tjetër i sinjalizim UEFA-s, për ndeshjen e parë të Kupës mes Tiranës dhe Besëlidhjes e cila përfundoi me shifrat 5-1, por ai raport është më pak dyshues se sa për ndeshjen me Bylisin. Takimi në Ballsh ka hapur një hetim më të gjerë pasi bashkë me ndeshjen e Kupës është vënë nën hetim edhe ndeshja e fundit në kampionat mes Bylisit dhe Tiranës ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-0. Po analizohet nëse ka lidhje mes këtyre dy ndeshjeve dhe nëse gjithçka ka qenë pjesë e një marrëveshjeve mes dy ekipeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të gjitha këto Komisioni i Etikës ka dërguar nga një fletëthirrje drejtueseve të Tiranës, kapitenin dhe disa lojtarë të saj, po ashtu për drejtuesit e skuadrës së Bylisit dhe për drejtuesin e skuadrës së Vllaznisë i cili në një deklaratë publike ka treguar dijeni për ndërhyrje të tilla në ndeshje të presidentëve. Kjo do të jetë një seancë e parë dëgjimore ku drejtuesit e skuadrave do të deponojnë nëse kanë patur dijeni apo jo për këtë takim që lidhet me bastet. Më pas procesi do të vazhdojë me grumbullimet e fakteve shtesë. Rreziku është i madh nëse faktet vërtetohen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas Kodit të Disiplinës përfshirja në baste e një skuadre direkt apo indirekt në një ndeshje kombëtare apo ndërkombëtare, sjell përjashtimin e saj nga kompeticionet europiane për një vit dhe në këtë rast përjashtimin edhe nga Kupa e Shqipërisë. Për dyshimet dhe hetimet e kësaj ndeshjeje FSHF ka vënë në dijeni edhe organin më të lart europian të futbollit, UEFA-n e cila është në mbështetje dhe mbetet në koherencë për zbardhjen e dyshimeve.

Mund t'ju interesojë

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Gr...

Para 10 orësh
Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Para 10 orësh
Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me Francën

Italia thyen rekordin e të ardhurave: Mbi 2.3 milionë euro nga ndeshja në San Siro me F...

Para 16 orësh

Etiketat e lidhura

bylishetimitirana
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 26 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 52 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 57 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 1 ore

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.