E BUJSHME/ Osasuna kërkon fitoren në tavolinë ndaj Barcelonës, ja shkaku

Barcelona fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Osasunës mbrëmjen e së enjtes dhe u ngjit e vetme në krye të klasifikimit të La Ligës. Osasuna synon që të fitojë 3 pikët në tavolinë. Bëhet fjalë për aktivizimin e Inigo Martinez nga ekipi katalanas.
Ky i fundit u largua nga përfaqësuesja e Spanjës për shkak dëmtimi dhe në rregulloren e FIFA-s një lojtar që tërhiqet për shkak dëmtimi nga kombëtarja nuk mund të luajë me klubin e tij për 5 ditët e ardhshme.
Spanja e luajti ndeshjen e fundit më 23 mars. Tani pritet nëse një rast i tillë mund të sjellë humbjen në tavolinë për Barcelonën.