E BUJSHME/ Pas dënimit nga UEFA, City-it mund t’i hiqet titulli i vitit 2014

Pasi dënimit për dy sezone në kompeticionet europiane nga ana e UEFA-s, Manchester City rrezikon tashmë edhe një dënim nga Federata Angleze, ndërsa mediat britanike thonë se është në rrezik edhe titulli e sezonit 2013-2014.

Kjo pasi Manchester City u dënua për thyerje të rregullave financiare gjatë periudhës 2012-2016 dhe nëse Federata Angleze vendos ta dënojë duke i hequr pikë, titulli i 2014-ës rrezikohet ndjeshëm, pasi atë sezon “Citizens” triumfuan me vetëm dy pikë më tepër se Liverpool.

Deri tani asnjë nga klubet nuk janë shprehur për dënimin e Manchester Cityt, ndërsa tashmë skuadra në pronësi të sheikëve arabë rrezikon të shpërbëhet, sepse pa Europë, pritet të largohen të gjithë yjet me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?