E BUJSHME/ Reja mund të braktisë Shqipërinë për të marrë drejtimin e Napolit
E ardhmja e Carlo Ancelottit nuk është më ë sigurt. Trajneri i Napolit, deri para disa javësh i paprekshëm për të gjithë, në fakt ishte në shënjestër të De Laurentiis pas një serie ndeshjesh zhgënjyese dhe pas rebelimit të famshëm të skuadrës.
Thashethemet janë të shumta në Itali, teksa qarkullojnë prej ditësh edhe disa emra që mund ta pasojnë në krye të të kaltërve. Një prej tyre është edhe Edy Reja.
Trajneri pa kontratë i kombëtares sonë, është i lidhur ngushtë me klubin napolitan, pasi mbikëqyr sektorin e të rinjve. Ai ishte i pranishëm në Udine për të ndjekur nga afër ekipin napolitan dhe Hysajn, por lojtari shkodran sërish la në stol.
74-vjeçari trajner i Friulian mund të përfaqësojë me të vërtetë një alternative të menjëhershme, me një çmim të mirë dhe mund të qëndrojë në krye të Napolit deri në fund të sezonit. Prej javësh është përfolur se ai ka arritur akordin me kombëtaren tonë për zgjatjen e kontratës, por ende nuk ka hedhur firmën. /R.Lka-Koha Jone/