E BUJSHME/ Sylvinho mund të largohet nga Kombëtarja, e kërkon Inter …

E BUJSHME/ Sylvinho mund të largohet nga Kombëtarja, e kërkon Inter …

Shqipëria me Sylvinhon në krye nuk është se zhvilloi një Nations League të mirë, por kjo nuk e pengon strategun brazilian që t’i përmendet emri në merkato. Së fundmi emri i tij ka përfunduar në listën e dëshirave te skuadra e Inter Miami sipas “Mundo Deportivo“.

Tata Martino pritet të japë dorëheqjen dhe për ta zëvendësuar kanë dalë dhe emrat e parë, që janë të gjithë katalanas. Ata janë Xavi Hernández, tashmë pa ekip, Javier Mascherano që drejton Argjentinë U-20, dhe Sylvinhon trajner i Shqipërisë.

Përzgjedhjen do ta bëjë Xavier Asensi, drejtori gjeneral i Interit, që ka lidhje të forta me Barcelonën. Kujtojmë që te kjo skuadër luajnë ish-lojtar nga katalanasit, si Messi, Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez. Sylvinho është një nga kandidatët potencial, pasi lista është e gjatë dhe ku janë dhe emra të tjera.

Gazeta “Ole” shton që emra të mundshëm janë: Tite, Joachim Low, Frank Lampard, Erik ten Hag, Massimiliano Allegri, Maurizio Sarri, Jurgen Klinsmann dhe Jürgen Klopp. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP