E BUJSHME/ “The Sun”: Juventus ofron 180 milionë euro për Van Dijk
Juventus është duke përgatitur një ofertë të frikshme për të rrëmbyer Virgil van Dijk. Lajmi i bujshëm është raportuar nga tabolidi britanik “The Sun” që shkruan se klubi torinez është gati për të bërë goditjen më të shtrenjtë në historinë e mbrojtësve.
Pas Cristiano Ronaldos dhe De Ligt, kampionët e Seria A kanë etiketuar një tjetër blerje të madhe. Sipas medias së njohur holandezi është gati që të largohet në Itali nëse Liverpooli fiton titullin kampion këtë sezon, gjë që duket tashmë e kryer.
Oferta e tyre mendohet se do të jetë 150 milionë paund, ose 180 milionë euro. Van Dijk mund të formonte një dyshe të frikshme me De Ligt, teksa luajnë së bashku edhe te Holanda. /R.Lika-Koha Jone/