E bujshme/ Vllaznia ofron fantazistin e kombëtares modeste të Europës
Vllaznia ka bërë edhe goditjen e 3-të në këtë merakto janari.
Klubi shkodran pas mbrojtësit Mevlan Adili dhe sulmuesit nga Maqedonia e Veriut, Simeon Hristov, së fundi grupit i është bashkuar një tjetër futbollist që luan në repartin e avancuar. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin moldav Eugen Sidorenco, i cili është një futbollist i rëndësishëm për kombëtaren Moldave pritet të jetë një vlerë e shtuar për organikën e trajnerit Mirsad Jonuz.
Aktualisht, klubi i Vllaznisë vijon përgatitjet dimërore në qytetin e Ohrit, ndërsa krahas punës në fushë që po bën trajneri Mirsad Jonuz, edhe drejtuesit po përpiqen të kompletojnë organikën për të konkurruar denjësisht në gjysmën e dytë të sezonit.