E dashura e tij serbe po prodhon maska falas, Gjimshiti: E bënë për njerëzit në nevojë!
Zona e Bergamos është më e prekur nga epidemia e Covid-19. Në lidhje me situatën e krijuar në vendin fqinj ka folur edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Berat Gjimshiti.
“Personalisht duhet të them që po e përjetoj këtë situatë si gjithë të tjerët, është një gjë e re që po i vë të gjithë në vështirësi, por besoj se njerëzit në Bergamo dhe në të gjithë Italinë janë të fortë dhe do të ngrihen përsëri. Ne jemi në një fazë në të cilën ka ende shumë raste që të prekurish që konfirmohen.
Shpresojmë të kalojë së shpejti sepse kjo do të sillte një përmirësim të situatës së përgjithshme të infeksioneve. Ideja lindi kur Alisa pa situatën këtu në Bergamo, që shumë njerëz po kërkonin maska dhe nuk mund t’i gjenin.
Ajo më pas nisi t’i prodhojë ato falas. Ia dërgon ato, atyre që kanë më shumë nevojë dhe nuk mund t’i blejnë. Mesazh për tifozët? Nuk janë të nevojshme shumë fjalë, unë thjesht them këtë: Mos u dorëzoni, ne do t’ju shohim së shpejti në stadium dhe do të festojmë së bashku.”, u shpreh Gjimshiti.