E dashura i doli sërish pozitive, Dybala në ankth për testin e koronavirusit
Pas njoftimit për daljen sërish pozitive ndaj koronavirus të Oriana Sabatini, të fejuarës së Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas po kalon disa orë ankthi.
Modelja argjentinase dje ka shpjeguar me një mesazh në Instagram se si, pas tamponit të parë negativ 3 ditë më parë, ka mbërritur lajmi për pozitivitetin me koronavirus në tamponin e kontrollit (duhen dy teste negativë në harkun e 24 orëve për të certifikuar negativitetin).
Situata megjithatë është zbutur disi nga dëshmia se gjendja shëndetësore është e mirë, teksa “La Joya” shpreson në lajme të mira.