E donte me çdo kusht, ja takimi i parë mes Contes dhe Lukakut (VIDEO)
Romelu Lukaku ishte dëshira më e madhe e Antonio Contes gjatë kësaj vere në merkaton e Interit. Strategu italian ua bëri të qartë drejtuesve se sulmuesi belg ishte preferenca e tij kryesore për majën e sulmit.
Këtë të enjte sulmuesi udhëtoi në Milano ku përfundoi vizitat mjekësore, ndërkohë që ka kryer edhe seancat e para me zikaltërit. Ai ka pasur një takim shumë miqësor me trajnerin Conte në hyrje të qendrës stërvitore, duke shkëmbyer edhe disa batuta. /R.Lika-Koha Jone/