E frikshme, hajdutët i shkaktojnë panik gruas së lojtarit të Napolit

Lojtarët e Napolit vijojnë të mos gjejnë qetësi, pas Allan, këtë herë pre e vandalizmit dhe hajdutëve ka rënë bashkëshortja e Piotr Zielinskit, Laura.

Kjo e fundit ishte shëtitje me qenin e quajtur Mia, në plazhin e Varcaturos, por kur u kthye, gjeti të thyer xhamin e krahut të pasagjerit, të makinës së saj tip Smart. Hajdutët kishin arritur të marrin kasetofonin dhe navigatorin e makinës, si dhe dokumentet e qarkullimit.

Çifti kanë bërë menjëherë denoncim në polici, por ngjarja duket se ka tronditur vërtetë shumë bashkëshorten e Zielinskit, jo më tepër për dëmin e shkaktuar, sesa për ndjesinë e frikës që ka krijuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?