Dybala më në fund shërohet nga Covid-19, ja reagimi i tij
Paulo Dybala më në fund ka arritur që të mposhtë pandeminë e Covid-19. Sulmuesi i Juventusit ishte prej më shumë se një muaji i prekur nga koronavirusi, teksa ka dalë pozitivë në disa raste.
Ditën e sotme ka qenë vetë sulmuesi argjentinas që ka konfirmuar lajmin e rëndësishëm pas tamponit të fundit, duke shprehur gjithë lumturinë e tij me anë të një fotoje.
“Fytyra ime thotë gjithçka, më në fund jam i shëruar nga Covid-19”, ka shkruar Dybala në postimin e tij në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/