E fundit/ Ernest Gjoka jep dorëheqjen nga Vllaznia
Ernest Gjoka nuk është më trajner i Vllaznisë. Trajneri i kuqebluve ka vendosur që të largohet nga drejtimi i shkodranëve pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit. Ai nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim pas ndeshjes, teksa është shprehur se do të paraqesë dorëheqjen nga Vllaznia.
Trajneri nuk e ka parë të arsyeshme të kthehet në Shkodër, për t’u gjykuar nga opinioni vendas, për të cilin rënia nga kategoria është një turp i madh që i ndodh kësaj skuadre. Kuqeblutë ndodhen në vendin e parafundit, 5 pikë larg nga Teuta dhe Kamza. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

