Lirohet nga burgu Dani Alves, do të paguajë garancinë 1 milion euro

Futbollisti i njohur, braziliani Dani Alves, mund të lirohet me kusht nga burgu me një garanci prej 1 milion euro (1.08 milion dollarë) pasi ka vuajtur rreth një të katërtën e dënimit të tij, katër vjet e gjysmë për përdhunim.

Vendimi është marrë nga Gjykata në Barcelonë. Kushtet për lirimin e Alves përfshijnë heqjen dorë nga pasaporta e tij braziliane dhe spanjolle në mënyrë që ai të mos largohet nga Spanja si dhe detyrimi për t’u paraqitur para gjykatës çdo javë.

Gjykata vendosi gjithashtu një masë ndalimi, duke i ndaluar Alves të afrohej me vajzën që e akuzoi. Vendimi, i cili nuk ishte unanim për shkak të një votimi kundërshtues nga një prej gjyqtarëve, ndaj mund të apelohet. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP