Momente tmerri në Seria A/ Lojtari i Fiorentinës humb ndjenjat. Ja si paraqitet gjendja e tij në spital
Momente frike dhe ankthi në Seria A. Futbollisti i Fiorentinës, Edoardo Bove, vetëm 22 vjeç, ka humbur ndjenjat në fushën e lojës rreth minutës së 17-të, kur loja ishte e ndërprerë.
Menjëherë mjekët kanë ndërhyrë për ta shpëtuar, ndërkohë që gjendja sipas medieve italiane është përmirësuar. Me të mbërritur në spital Bove ka marrë frymë në mënyrë të pavarur, me rrahje zemre të pranishme. Lojtari shkoi pa ndjenja, por rifitoi vetëdijen .
“Bove ka dalë nga ambulanca duke marrë frymë në mënyrë të pavarur, por nuk i është rikthyer ende vetëdija. Ai tashmë ka mbërritur në spitalin Careggi”, tha gazetari Fabio Caressa.
Ndeshja është ndërprerë për shkaqe mjekësore dhe është njoftuar se nuk do të rifillojë. /R.Lika-Koha Jonë/