Rasti i ri me koronavirus te Milani, infektohet ndihmësi i trajnerit

Një rast i ri me Covid-19 te skuadra e Milanit. Bëhet fjalë për Daniele Bonera, ish-mbrojtësin kuqezi dhe aktualisht pjesë të stafit teknik të Pirlos. “Pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, Bonera është në shtëpi në gjendje të mira. Të gjithë tamponët e tjerë të kryer ndaj futbollistëve kanë rezultuar negative”, shkruhet në njoftimin e Milanit.

Bonera është pjesë e stafit të Pirlos, gjithmonë punon ngushtë me ekipin, duke bërë që të ndizen sinjali i alarmit në Milano. Për momentin, në mesin e lojtarëve që janë ende pozitivë janë Duarte dhe Gabbia, por teste të mëtejshme do të kryhen par sfidës kundër Milanit. /Koha Jone/

SHKARKO APP